Është futbollist, por e quan për detyrë të mos jetë asnjanës. Arda Turan ka zgjedhur një krah në debatin e nxehtë politik dhe kushtetues që po zhvillohet në vendin e tij, Turqi. Lojtari i Barcelonës ka kërkuar që të votohet “Po”, ndaj projekt-kushtetutës së propozuar nga Taip Rexhep Erdogani, presidenti i vendit. Ai e ka bërë këtë nëpërmjet një videoje postuar në Tuiter, ndërsa ka pasur polemika. Një pjesë e tifozëve të Barcelonës e kanë kritikuar, duke deklaruar se Erdogan po sillet në mënyrë autoritariste pas grushtit të shtetit, duke arrestuar me mijëra njerëz dhe duke hequr me mijëra nga puna. Gjithsesi, Erdogan, për momentin vazhdon të jetë më i votuari në Turqi, pasi partia e tij mbetet në pushtet prej më shumë se një dekade.
Sfidanti.al