Paris SG merr talentin portugez, 75 milionë euro shpenzime në janar!

Nëse ka një klub që mban rekordin e shpenzimeve në janar 2017, ky është Paris SG. Kampionët e Francës prezantuan portugezin Gedes, të cilin e morën nga Benfika për 30 milionë euro. Flitet për një sulmues 20-vjeçar që mund të luajë edhe në qendër, por edhe në krah, dhe që vlerësohet si një nga talentet e mëdhenj në Europë. Sheikët pronarë të klubit nuk janë kursyer aspak, pasi në fillim të janarit morën gjermanin kampion të botës, Julian Draksler. Lojtari elegant 22-vjeçar u mor pasi Volfsburgut i u paguan 45 milionë euro, pra parizienët kanë shpenzuar deri tani plot 75 milionë. Nuk dihet nëse Al Helaifi i  ka mbyllur blerjet për trajnerin Unai Emeri, apo do të bëjë edhe ndonjë tjetër.

Sfidanti.al