Arbër Hoxha është drejt largimit nga Dinamo Zagreb, ndërsa “Meczyki” raporton se është gati të transferohet te Widzew Lodz.
Klubi polak do të paguante rreth 5 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkaton e verës. Ky transferim do të konkretizohet, vetëm nëse Widzew Lodz qëndron në elitën e futbollit polak. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon seriozisht.
Widzew ka treguar se beson te futbllistët shqiptarë. Pjesë e tij janë edhe Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri.
sfidanti.al

