Aplikimi i kartonit blu, reagon FIFA: Prisni 2 marsin

Dhjetë minuta jashtë dhe nëse merr dy të tillë automatikisht përjashtohesh nga loja. Kjo është ideja e IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) sa i takon futjes së kartonit blu në rregullat e reja të lojës. Në lidhje me këtë risi, që pritet të aplikohet në nivelet e ulëta, FIFA ka reaguar dhe ka thënë se diçka e tillë do sqarohet në mbledhjen me Shoqatën e Futbollit në datën 2 mars. “FIFA dëshiron të sqarojë se raportet për të ashtuquajturin ‘karton blu’ në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme. Çdo provë e tillë, nëse zbatohet, duhet të kufizohet në testime në një mënyrë të përgjegjshme në nivele më të ulëta, një pozicion që FIFA synon ta përsërisë kur kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në mbledhjen e IFAB më 2 mars”, thuhet në njoftim.

sfidanti.al