Trajneri i Sassuolos: Kumbulla ka cilësi të jashtëzakonshme

Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes së sotme në mbrëmje ndaj Torinos, sfidë ku fitorja është detyrim për Sassuolon, trajneri Alessio Dionisi u ndal edhe te Marash Kumbulla. “Është një djalë që më pëlqen shumë, ka cilësi të rëndësishme për Serinë A. U bashkua në fund me në, të shoh nëse do e grumbulloj. Pasi nuk ka minuta në këmbë prej muajsh. Ka punuar veçmas, vetëm dy ditët e fundit është bashkuar me grupin. Duhet ta shpejtojmë procesin e aktivizimit të tij, pasi Marashi ka një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Vullneti i tij e bën diferencën. Gjithsesi, unë do të vendos në fund për grumbullimin e tij për ndeshjen kundër Torinos“, u shpreh Dionisi, pozitat e të cilit në pankinën e Sassuolos janë të lëkundura. Skuadra emiliane ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë dhe ndaj ekipit të Ivan Juric do të tentojë tri pikët në “Mapei Stadium”.

sfidanti.al