Antonio Konte kupton ndryshimin mes Premier Ligës dhe Serisë A

Kur drejtonte Juventusin, e bënte shpesh zëvendësimin e lojtarëve, “rotacionin” e famshëm. Antonio Konte kishte një skuadër shumë të fortë dhe mjaft nga rivalët e Serisë A kishin frikë edhe nga hija e bardhezinjve, por Premier Liga është ndryshe. Trajneri i Çelsit e ndjen këtë hall të madh që i ka rënë në kokë, sidomos me organikën jo shumë të plotësuar për një ekip që synon Championsin dhe titullin në Angli.

“Duhet të bëj ndryshime, t’u jap pushim disa lojtarëve, – tha italiani, – kemi 7 ndeshje në 21 ditë dhe nuk është e lehtë, por do ta bëj, pasi unë kam besim tek të gjithë lojtarët e mi. Në të kaluarën, përpara Championsit, unë i lija mjaft lojtarë pushim, por Anglia është ndryshe, është shumë e vështirë për ta bërë. Këtu mund të humbasësh ende ndaj një ekipi mesatar”.

Çelsi sot luan ndaj Karabakut bë Londër, ndërsa të shtunën është derbi ndaj Arsenalit. E sigurt është se ndaj ekipit të Ansi Agollit ai nuk do të ketë Dani Drinkuoterin e dëmtuar, dhe Alvaro Moratën që ka zgjedhur vetë për ta lënë pushim.

Sfidanti.al