Liverpul, a mund të kërkohet ulje dënimi për këtë vepër?!

Sadio Mane u ndëshkua me 3 ndeshje pezullim nga komisioni i disiplinës pas goditjes me takë ndaj portierit të Mançester Sitit, por Liverpuli nuk është i kënaqur. Klubi buzë lumit Mersej nxitoi të apelonte vendimin, me shpresën që Mane të dënohet vetëm me 2 ose edhe me 1 ndeshje, ndërsa mungesa e tij do të ndihej shumë (ishte lojtari më i mirë i Premierit në gusht). Gjithsesi, ndërsa në media dolën fotot e fytyrës së dëmtuar të portierit brazilian, Ederson, shumëkush nuk e mbajti dot një britmë: Si mund të kërkohet ulje dënimi për këtë “vepër penale”?! Fytyra e Edersonit ishte me shenja të rënda nga goditja dhe me tri të qepura, njëra prej të cilave fare pranë syrit të majtë, dhe tjetra shumë e gjatë në faqe. Ndershmërisht, edhe vetë Jurgen Klopi mendon se duhet ta tërheqë apelimin.

Sfidanti.al