S’ka festë në Superligë, ka halle që s’i mban as korniza!

Kampionati i 79 nisi sikur ai i kaluari te mos kishte perfunduar. Disa ceremoni modeste neper stadiume dhe shkelmimi i topit nga ish futbollistet ishin shenjat qe tregonin se po hym ne nje edicion te ri.

Tifozet munguan ne pjesen me te madhe te ndeshjeve, perjashto ndeshjen ne Korce dhe ate te Partizanin tifozerite e tjera me shume preferuan ti shikonin ndeshjet nga ekrani.

Do te jete sezoni i pare pa Tiranen mes 10 ekipeve por me Lushnjen dhe Kamzen dy te rikthyerat te cilat nuk paten fat ne kete jave te pare pasi u munden.

Edicioni nisi pa shume permirsime ne infrastrukture. Per fushen e Kukesit vazhdojne ankesat se ka arritur ne nje nivel shqetesues ndersa ne Durres per here te pare u pane stolat ne tribunen karshi. Pritet edhe Lushnja te rikthehet ne stadiumin e saj pas rregullimeve te cilat nuk kane perfunduar ende.

Kampionati nisi me 10 skuadra dhe ne formacionet e para u pane ne fushe 25 lojtare te huaj perjashto ato nga maqedonia dhe nga kosova qe tashme nuk e kane me kete status.

Ekipet me me shume te huaj ishin Skenderbeu, Kamza, Teuta dhe Flamurtari. Vlonjatet per here te pare kishin vetem 2 lojtar ne formacion te lindur ne Shqiperi, por asnje prej tyre vlonjat.

Eshte edicioni ku FSHF la jashte arbitrin me te mire te viteve te fundit Lorenc Jemimin por riktheu Andi Kocin, edhe pse ndaj te dyve sezonin e kaluar ju ngrit e njejta akuze. Por i perkedheluri mbetet Enea Jorgji qe megjithe gabimin ne ndeshjen Skenderbeu- Kukesi ku vendosi kampionatin e kaluar nuk mungoi ne kete jave te pare pa asnje denim. Ai mbetet i vetmi gjyqtar i Fifa-s ne kampionat ne pritje per te mesuar kush do te jene dy te tjeret per te plotesuar treshen e stemave.

Marre nga Procesi Sportiv