Ai që e bën këtë propozim është një lojtar i dikurshëm i Premier Ligës, egjiptiani Mido. Futbollisti i atëhershëm thotë se Garet Sauthgejt nuk është njeriu i duhur për të drejtuar Anglinë, për shkak se është … frikacak. “Anglia ka nevojë për një trajner për të qenë, – shkruajti Mido në Tuiter, – po humb kohën kot me Sauthgejtin. Dërgojeni atë sa më larg lojtarëve. Anglia ka lojtarë të një talenti të madh dhe ka nevojë për një trajner me karakter të fortë që t’i bëjnë të ndihen të gëzuar në kombëtare, dhe jo me frikë. Më vjen keq, por Sauthgejti nuk është njeriu që mund ta bëjë këtë”. Mido propozon dikë si Zhoze Murinjo, ndërsa Sauthgejti duhet të jetë presidenti i Federatës.
Sfidanti.al