Një pyetje që përsëritet shpesh, por këtë vit më shumë se kurrë, është e ardhmja e Carlo Ancelotti-t. Zërat për një kalim të mundshëm të tij në pankinën e Kombëtares së Brazilit nuk janë harruar, edhe pse datojnë që prej një viti. Por nëse do të fitonte La Ligën ose Ligën e Kampionëve, a mund ta linte vërtet Real Madrid “Mbreti Carlo”? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Ancelotti.
“Klubi dhe unë duam të vazhdojmë bashkë sa më gjatë të jetë e mundur. Nëse ndodh diçka e çuditshme, mund të ketë ndryshime. Kjo ndodh shpesh në futboll, por po punojmë mirë. Klubi ka besim në punën time dhe unë kam besim në atë që më ofron klubi në të gjitha aspektet. Tani për tani, po mendojmë të bëjmë një sezon të mirë. Pavarësisht vështirësive, situata është e mirë. Shumë njerëz harrojnë që ende kemi lojtarë të dëmtuar. Lojtarët po tregojnë një qëndrim pozitiv dhe kemi besim në sezonin tonë.”
sfidanti.al