Carlo Ancelotti ka bindur plotësisht futbollin brazilian dhe, pavarësisht rezultatit në Kampionatin Botëror të ardhshëm, pritet të vazhdojë të drejtojë Seleção-n deri në vitin 2030. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Samir Xaud, duke konfirmuar se negociatat për rinovimin e kontratës janë tashmë në përfundim. Aktualisht, kontrata e Ancelottit, ish-trajner i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit, skadon në verën e vitit 2026. Xaud tha se palët kanë nisur bisedimet dhe po kryhen vetëm disa modifikime burokratike për të mundësuar vazhdimin e punës së trajnerit italian me kombëtaren braziliane. Sipas mediave braziliane, nënshkrimi mund të bëhet brenda javëve të ardhshme.
“Rinovimi para Botërorit është shumë i rëndësishëm për futbollin brazilian në tërësi. Kam besuar gjithmonë në punën afatmesme dhe afatgjatë, në një projekt të strukturuar. Ancelotti ka treguar në pak kohë cilësinë dhe kompetencën e tij, si trajner dhe si person. Ai është i përshtatshëm për Kombëtaren dhe për CBF-në. Ne duam që ky punë të vazhdojë dhe që ai të ketë më shumë kohë për futbollin brazilian”, u shpreh Xaud. Nga ana e tij, Ancelotti ka bërë të ditur së fundmi se dëshiron të vazhdojë me Brazilin dhe madje ka ironizuar se nënshkrimi para Botërorit mund të jetë më ekonomik për federatën. Ky lajm vjen si një tregues i qartë i stabilitetit dhe besimit që Brazilit i ka dhënë një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit botëror.
sfidanti.al

