Alonso nuk pranon të flasë për të ardhmen

Xabi Alonso, trajner i Bayer Leverkusenin, foli në një konferencë për shtypin në prag të ndeshjes së madhe të Champions League kundër Atletico Madridit të Cholo Simeones në ‘Civitas Metropolitano’.

Trajneri bask analizoi situatën aktuale të ekipit të tij përpara ndeshjes kundër ‘colchoneros’, por vëmendja u përqendrua kryesisht tek e ardhmja e tij, mes Leverkusenit dhe… Madridit.

“Unë trajner i Real Madridit? Nuk mund të them asgjë. Jemi në mes të një sezoni dhe të gjitha klubet kanë objektiva të mëdha. Atletico i ka, edhe Real Madridi i ka, ndërsa unë jam i fokusuar te realizimi i objektivave.

Ndeshja është shumë e rëndësishme për të dy ekipet dhe unë jam i përqendruar vetëm te kjo.

Nuk kam përgatitur ndonjë përgjigje dhe kjo nuk më shqetëson apo më habit. Jam duke menduar vetëm për Atleticon, për këtë jam përgatitur dhe kam mjaft për të bërë.”

Çfarë prisni nga ekipi juaj?

Është një ndeshje me shkallën më të lartë të vështirësisë dhe do të duhet ta kuptojmë mirë mënyrën si zhvillohet. Atletico di çfarë të bëjë me topin dhe di si të presë kundërshtarin.

Ka lojtarë që dinë të vendosin ritmin, por gjithashtu zotëron një kontroll të shkëlqyer të pasimeve. Kur stadiumi ‘Metropolitano’ ndizet, duhet të jemi gati për të menaxhuar ato momente. Lojtarët janë të përgatitur.”

Pasiguria për kualifikimin në fazën e 1/8-ave…

Duhet të dimë të presim, do të shohim si do të zhvillohet nesër. Ideja jonë është të japim maksimumin tonë, kemi një mundësi të shkëlqyer, por respektojmë kundërshtarin, i cili gjithashtu ka nevojë për një fitore. Duhet të dimë si ta interpretojmë ndeshjen, por jemi në një pozicion të mirë.