Nuk është vetëm rekordmeni i Mançester Sitit për rrjetat e shënuara. Sergio Aguero është një perfeksionist i vërtetë kur vjen puna te kujtimet sportive, ndërsa në shtëpi ka një koleksion me fanela personale të Sitit, dhe me topa futbolli. Sulmuesi argjentinas, shënues i 201 golave për “Qytetarët” e Mançesterit, rrëfeu në dokumentarin për klubin, realizuar nga Amazoni, se ka ruajtur në shtëpi çdo fanelë me të cilën ka shënuar gol me Sitin.
“Në çdo fanelë kam shënuar, datën, minutën dhe ndeshjen në të cilën është shënuar goli”, – tregoi ai. Aguero shtoi se ka mbajtur në shtëpi edhe topat me të cilët ka shënuar tregolësha. Në shtëpinë e tij, Aguero ka edhe një fanelë “të huaj”, atë të Xhemi Vardit të Leisterit, të cilin e quajti “fenomen”.
Kampioni i madh 30-vjeçar rrëfeu në dokumentar edhe se ai në shumicën e kohës është i vetmuar në Mançester, pasi familja (djali dhe gruaja) jetojnë në Argjentinë. Gjithsesi, e ka një mik, edhe pse në “kampin armik”. “Jam shumë i lidhur me David De Gean, që kur ishim te Atletiko, – tregoi Aguero, – kjo, edhe pse ai luan për Junajtidin, ndërsa unë për Sitin”.
Sfidanti.al