A mund të thuhet se ky Çelsi “i Lukakut” e ka në “xhep” titullin?!

Analistët në Angli e bënë këtë pyetje, e vlerësuan larg skuadrën e trajnerit Tomas Tuhel, dhe theksuan se, pavarësisht se është herët për të bërë parashikime, e sigurt është se ajo skuadër që do të jetë në renditje mbi Çelsin, do të shpallet kampione e Premier Ligës. Blutë e Londrës arritën fitoren e dytë radhazi, dhe Romelu Lukaku bëri debutimin e ëndërruar duke shënuar gol e duke marrë tri pikët në rikthimin e tij në Angli. Natyrisht, siç e thonë statistikat, Lukaku nuk mund të bënte rikthimin e jashtëzakonshëm që bëri lojtari i Njukasëllit, Len Shekëlton në 1946, duke shënuar 6 gola që në ndeshjen e parë, por jemi në 2021 dhe golat janë pak më të “shtrenjë” sot. Për momentin, vetëm Liverpuli e ka mbajtur hapin e Çelsit në këtë nisje të kampionatit duke pasur dy fitore, ndonëse nuk mund të përjashtohen nga gara Mançester Siti e Mançester Junajtidi. Arsenali është e sigurt se është i përjashtuar. Në stadiumin e Arsenalit, golin e dytë e shënoi lojtari i Anglisë, Risi Xhejms.

Sfidanti.al