A mund të jetë Kristiano Ronaldo problem i Man. Junajtidit?!

Opinionet për të vazhdojnë të jenë të ndryshme, madje të kundërta. i tillë është një yll i madh edhe në sport, specifikisht në futboll, siç është Kristiano Ronaldo, i cili ose ngrihet në qiell, ose bëhet shënjestër e kritikave. Siç duket njerëzit kanë kënaqësi të jenë me legjendën, por edhe që ta gjuajnë atë me gurë. Debati për rolin e Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtidi do të vazhdojë të përsa kohë të jetë ai aty, ose më mirë përsa kohë që portugezi të shënojë gola të shumtë e vendimtarë, dhe “djajtë e kuq” të kenë “dritë-hije”.

Pas shkarkimit të trajnerit Ole Gunar Solskjer dhe pas humbjeve ndaj Uatfordit e Sitit, CR7 reagoi sipas mënyrës së tij duke shënuar një gol vendimtar në Champions, rrjetë që i hapi rrugë fitores 2-0 të Junajtidit në fushën e Vijarrealit. Po ashtu, edhe të kualifikimit një ndeshje para përfundimit të fazës në grupe. Ronaldo realizoi në 78’, ndërsa në fund rrjetën e gjeti edhe Xhejdën Sanço. Kristiano ka 6 gola në 5 ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, dhe ka shënuar 3 gola përcaktues në 3 ndeshje, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në fazën e grupeve në Champions. Vazhdon, pra, të shkruajë historinë.

Sfidanti.al