Ka luajtur me këtë ekip dhe ka fituar 3 trofe, përfshi edhe Ligën e Europës. Zllatan Ibrahimoviç është pyetur së fundmi për atë që po ndodh tek Mançester Junajtidi, ndërsa u shkarkua trajneri Ole Gunar Solskjer. Superylli suedez ishte i ashpër në përgjigjen e tij, siç bën shpesh. “Tek Junajtidi flitet shumë, – tha ai, – ata mendojnë shumë për të kaluarën. Ose duhet të nisin të mendojnë për të tashmen, ose duhet të shkojnë e të shtrohen në një spital psikiatrik për t’u shëruar”. Ibra e ka fjalën për “hijen” e rëndë të Sër Aleks Fergusonit që fitoi 13 tituj dhe 2 Champions në “Old Traford”, ndërsa që nga ajo kohë thuajse nuk është fituar asgjë, një Kupë e Anglisë me Luis Van Galin, dhe 3 trofetë me Zhoze Murinjon, por jo Premier Liga dhe Championsi.
Sfidanti.al