Kanë mbetur edhe tre, dhe nuk dihet nëse këta do të kandisen për ta bërë gjilpërën. Presioni ekonomik, por edhe ai mediatik, i klubit dhe i opinionit dha efekt tek dy prej yjeve të Bajernit që janë të izoluar për shkak të frikës së koronavirusit (dhe rregullave). Serg Gnabri dhe Xhamal Musiala njoftohet se kanë pranuar të vaksinohen dhe tek skuadra bavareze mbeten edhe 3 futbollistë të tjerë, Xhoshua Kimih, Erik-Maksim Çupo-Moting dhe Mikael Kuisons që nuk kanë pranuar të imunizohen me anë të vaksinës. Bajerni kërcënoi se do t’u priste rrogën për aq kohë sa do të ishin të izoluar dhe të pavaksinuar.
Sfidanti.al