Çfarë goditjeje për Napolin, Osimhen mungon 3 muaj i dëmtuar

Trajneri Luçiano Spaleti shpresonte për një përfundim më të mirë, por nuk qenka e thënë. Sulmuesi kryesor i Napolit, Viktor Osimhen, do të mungojë 3 muaj pasi theu kockën e syrit në ndeshjen ndaj Interit në Serinë A. Klubi italian është i tronditur, por po ashtu dëmtimi i 22-vjeçarit është një goditje edhe për Nigerinë sepse ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Afrikës. Osimheni ka bërë operacion, por koha e riaftësimit do të jetë e gjatë. Napoli është në garë për titullin në Serinë A, duke kryesuar me 32 pikë, po aq sa Milani dhe 4 pikë mbi Interin, por duke mos pasur aq shumë alternativa sa dy skuadrat e Lombardisë. Osimheni ka shënuar 9 gola në 14 ndeshje këtë sezon, ndërsa Napoli e mori verën e vitit 2020 nga Lila për rreth 80 milionë euro.

Sfidanti.al