Gjithçka tashmë është e qartë, dhe ngjarja e Parisit mund të quhet e zbardhur. Nuk dihet nëse ka qenë Hajet Abidali që ka porositur rrahjen e futbollistes së Paris SG, Heira Hamraui, por është e sigurt që Erik Abidal paska pasur lidhje intime me këtë të fundit. Pas asaj që ndodhi, e shoqja, Hajeti, ka vendosur të kërkojë divorc dhe gjyqi pritet të zhvillohet në Barcelonë, por Eriku shpreson që të falet, pak a shumë siç i ndodhi Mauro Ikardit me gruan e tij, Uanda Nara. “Të lutem, Hajet, më fal, – mësohet t’i ketë thënë ish-ylli i Barcelonës dhe i Francës, gruas së tij, – e meritoj këtë turpërim që po kaloj”.
Sfidanti.al