Që një president futbolli mund të bëjë edhe gjëra jo shumë “elegante”, padyshim që kjo mund të mendohet. Po ashtu, edhe që mund të trukojë ndeshje, të akuzojë gjyqtarë apo të shkelë rregullat e FIFA-s. Gjithsesi, që bosi i një klubi të arrijë deri aty sa të sulmojë lojtarët e ekipit të tij, kjo nuk mendohej se do të ndodhte. Është pikërisht kjo akuza për presidentin e Sportingut të Lisbonës në Portugali, i cili është nën hetim për “terrorizëm” dhe “rrëmbim personash”. Çfarë mund të ketë ndodhur?
Bruno De Karvaljo mësohet se ka pajtuar 50 tifozë rrugaçë të skuadrës së tij, dhe i ka paguar për sulmuar lojtarët e bardhëjeshilëve. Sulmi ndodhi në 15 maj 2018 kur huliganët hynë në kompleksin sportiv të Sportingut, duke goditur me grushta e shkelma lojtarë e trajnerë, duke shkatërruar dhomat e zhveshjes, madje duke i kërcënuar me vdekje. Në gjyq pritet të dalin 43 persona, edhe pse nuk dihet ende data e seancës së parë. Futbollistët shkuan në polici, dhe pas hetimeve u krijua bindja se pas sulmit ishte presidenti Bruno De Karvaljo, me siguri i zemëruar nga sezoni i dobët në ligën portugeze dhe në Champions.
Sfidanti.al