Kupa e Shqipërisë, Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia

U hodh sot shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2023-2024, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi. Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave. Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi– Tirana dhe Egnatia– Vllaznia. Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi– Tirana (3 prill)/ Tirana– Kukësi (24 prill)

Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia– Egnatia (24 prill)

 

sfidanti.al