Pasi u konsumuan ndeshjen e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë ku zbritën në fushë edhe skuadra me vetëm 13 lojtarë në organikë, çka reflekton vështirësitë e klubeve shqiptare në futbollin e vitit të Kombëtares së artë, i vjen radha kampionatit, fillimisht me një ndeshje të prapambetur dhe më pas me javën e 16 ku do të konsumohen edhe ndeshjet e javës së 16. Teuta dhe Partizani do të zbresin në fushë për ta ngjeshur edhe më shumë sezonin e ngarkuar të dy skuadrave dhe do ta bëjnë këtë për një ndeshje që duhej të ishte luajtur 15 javë më parë.
Një kaos total pasi nuk dihet ku nis një javë e ku mbaron tjetra ndërsa skuadrat e së Parës mes shumë vështirësive hoqën qafe Kupën si një angari më shumë. Fitorja e fundit daton në 22 tetor kundër Dinamos, por që atëherë Teuta ka parë vetëm një fundosje të ngadaltë me vetëm 2 pikë në 6 daljet e fundit. Edi Martini nuk po arrin të stabilizojë performancat në fushë të të tijve, që janë sulmi më i dobët i kampionatit me 10 gola të shënuar dhe një nga tre mbrojtjet më të dobëta me 21 gola të pësuar, sa Tirana e vetëm Kukësi ka bërë më keq. Në krahun tjetër, Partizani mbylli një javë të vullshme me derbin të dielën por të enjten e më pas sërish në fundjavë do të kërkojë të vijojë ndjekjen ndaj Egnatias. Një javë shumë e ngjeshur për të kuqtë dhe durrsakët të cilët praktikisht do të luajnë 3 sfida brenda një jave.
sfidanti.al