Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është zgjedhur lojtari më i mirë Premier Ligës për muajin nëntor. Ndonëse prej kohësh është shënjestër e kritikave, Maguire fitoi përballë konkurrencës së fortë. Ai rezultoi më i mirë se sa Jeremy Doku i Manchester Cityt, Raheem Sterling i Chelsea dhe ylli i ri i Newcastle, Anthony Gordon. Djajtë e Kuq mundën Fulhamin dhe Lutonin me rezultat 1-0 dhe Evertonin 3-0 dhe në këto dy ndeshje, Harry Maguire ishte prej më të mirëve në fushë. Për momentin, Manchester United është në vendin e shtatë në renditje me 12 pikë prapa Arsenalit.
sfidanti.al