12 muaj futboll shqiptar

Sot mbyllim rrethin e mbyllur 12 mujor që kompleton vitin 2023 ku futblli shqiptar ka thënë fjalën e tij me të mirat dhe të këqijat e tij. Kombëtarja është padyshim arritja më e madhe e këtij viti dhe ngjarja për t’u vendosur në kornizë dhe këtë e kemi bërë tashmë ndërsa në krahun tjetër kemi edhe shumë risi si ajo e ndryshimit të formulës që ndryshoi tërësisht edhe Superioren, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Kampionati i këtij sezoni ndryshon dhe madje shume nga ai i sezoneve të kaluar ku rezultatet e dyshimta jane shtuar kjo edhe për shkak të impaktit të vogël që kanë ndeshjet e sezonit të rregullt për shkak të zerimit të pikëve në fund të sezonit. Boshatisja edhe më shumë e stadiumeve për shkak të humbjes së interesit, vdekja e Dwamena dhe rritja e dhunës në fushën e lojës e në shkallë janë gjithashtu sinjale shqetësuese të një futbolli që duket i sëmurë e këtë e reflektoi edhe në misionin e dështuar të skuadrave shqiptare në Europë. Me pak rreshta, ky ishte futbolli shqiptar në vitin 2023 ku askush nuk mund të thotë asgjë për Kombëtaren por ka shumë për të thënë në lidhje me zhvillimet në futbollin me të cilin jetojmë 365 ditë në vendin tonë.

sfidanti.al