Zidane humbet Kroos; nuk do luajë ndaj Valladolid dhe Levantes

Reali i Madridit mori fitoren e parë në La Liga ndaj Real Betis, por ky sukses i la një shije të hidhur klubit merenges pasi humbi shërbimin e Toni Kroos. Mesfushori gjerman ndjeu dhimbje në pjesën e parë të ndeshjes në krahun e majtë të pjesës së kockës së legenit për shkak të një problemi muskular, dicka që u konfirmua nga vetë Reali i Madridit.

As mjekët e Realit e as futbollisti që kërkoi ndërrimin përpara pushimit të ndeshjes në Villamarin nuk e kishin të qartë dëmtimin në kontrollin e parë. Ekzaminimet e kryera ditën e hënë zbuluan se ishte një dëmtim muskular. Nëse nuk do të ketë këputje të muskulit, atëherë Toni Kroos do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 10 ditë që do të thotë se Kroos nuk do të luajë ndaj Valladolidit dhe Levantes në kampionatin spanjoll, ndërkohë që ende nuk ka vendosur nëse do të bashkohet me përfaqësuesen gjermane për ndeshjet me Turqinë, Ukrainën dhe Zvicrën në 7, 10 dhe 13 tetor.

Sfidanti.al