Zhiru progreson në “listën e përjetshme” të golave, kalon epokalin.. Zidane

Franca mundi 2-1 Holandën në raundin e dytë të Ligës së Kampionevedhe golin e fitores e shënoi Olivie Zhiru në min. e 75-të. Në adresë të këtij sulmuesi francez pati shumë kritika gjatë Botërorit të fundit të Rusisë, sepse ai nuk arriti që të shënoi qoftë edhe një gol. Megjithatë, në ndeshjen e fundit kundër Holandës me golin që shënoi, ai i dha tri pikë të rëndësishme ekipit të vet, ndërsa ai vetë arriti shifrën 32 të golave të shënuar me përfaqësuesen.
Falë këtij goli, Zhiru u ngjit në vendin e 4-t në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e “trekolorëve”, duke kaluar Zinedi Zidanen, ndërsa para tij tani ndodhen vetëm David Trezege (34), Mishel Platini (41) dhe Tieri Anri (51).
Sfidanti.al