Zhiru, Mertens apo dikush tjetër? Interit i duhet fillimisht të shesë!

Huazime ka plot, por nuk ka parë euro me sy. Bepe Marota arriti një fitore “si të Pirros” në verë, kur Mauro Ikardi u dha borxh tek Paris SG, dhe po ashtu pati lojtarë të tjerë të huazuar, por klubi zikaltër tani ka nevojë të blejë. Rasti po i jepet për shkak të krizës së Napolit, dhe mendohet se Dris Mertens mund të largohet nga “San Paolo”. Po ashtu, “shfrimi” i Antonio Kontes bëri që drejtuesit interistë të nisnin interesimin, dhe ata po mendojnë për sulmuesin e Çelsit, Olivie Zhiru, pak i aktivizuar nga Frenk Lampard. Gjithsesi, Mertens apo Zhiru kanë kartonë që kushtojnë shtrenjtë, ndaj duhet që Interi të krijojë të ardhura, ndryshe nuk mund të përforcohet, pasi nuk e lejon Loja e Ndershme Financiare e UEFA-s.

Sfidanti.al