Zbulimi i “Goal”: Sari e ka nxjerrë “mbrapa listës” Manxhukiçin

Ka mundësi që Juventusi ta nisë sezonin e ardhshëm pa futbollistët kroatë në radhët e veta. Mediumi italian “Goal” vë në dukje se në Torino tanimë janë nxjerrë “mbrapa listës” Mario Manxhukiç dhe Marko Pjaca, si edhe se trajneri i ri, Mauricio Sari, i ka njoftuar këta dy futbollistë se ata mund të kërkojnë klube të rinj.

Manxhukiçi, sa ishte trajner Masimo Alegri te Juventusi, kishte statusin e lojtarit kyç në ekip, por mbas ardhjes së Sarit statusi i futbollistit kroat ka ndryshuar dhe tani ai konsiderohet si një lojtar rezervë, gjë që nuk i përgjigjet vetë këtij lojtari, por as edhe klubit torinez që edhe mund të shesë atë që të grumbullojë paratë e nevojshme për blerjen e holandezit Matijs De Liht. “Goal” spekulon se ka mundësi që Manxha të kthehet  në Bundesligë.

Pjaca, nga ana tjetër, sapo është kthyer në Torino mbas një viti e gjysmë huazimi te Shalke 04 dhe Fiorentina. Sari nuk ka në plan që të mbështetet te shërbimet e këtij futbollsti 24-vjeçar kroat që erdhi te Juventusi më 2016 si futbollisti më i shtrenjtë i të gjithë kohërave të Dinamos së Zagrebit, por, i cili që në fillim u dëmtua dhe nuk luajti një vit. Ai ka edhe dy vite sipas kontratës me Juven dhe tani thuhet se ai do të mund të huazohet te Verona, Sasuolo ose Udineze.

Sfidanti.al