Xherard Pikè nuk ka ndërmend të kufizohet vetëm te tenisi në rolin e sipërmarrësit. Në fakt qendërmbrojtësi i Barcelonës ka rezervuar planet e tij edhe përsa i përket sportit që ai vetë aplikon, futbollit dhe për këtë ai foli në një intervistë për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’. Pa hyrë në detaje, 31 vjecari pranoi se po punon mbi disa ide që kanë të bëjnë me futbollin.
‘Po punoj për dy projekte-tha Pikè-një prej këtyrë projekteve është blerja e një klubi futbolli. për fat të keq nuk mund të them më shumë në këtë pikë. projekti tjetër është të krijoj një tjetër kompeticion futbolli ose të përdor një ekzistues. Nuk mund të them shumë, por janë dy projekte shumë të mirë’.
Pikè foli edhe për formatin e ri të Kupës Davis në tenis dhe që po kritikohet së fundmi në ambientet e këtij sporti dhe që u bë pas një marrëveshjeje mes Federatës Ndëkombëtare të Tenisit dhe grupit Kosmos të cilin e ka themeluar vetë futbollisti
‘Kupa Devis nuk do të jetë kurrë Kupa Pikè-tha qendërmbrojtësi i Barcelonës-është një prej kompeticioneve historikë të këtij sporti dhe ne vetëm sa i propozuam ITF ndryshimin e Formatit’.
sfidanti.al