Xherard Pikè biznes dhe në futboll; po blen klubin FC Andorra

Xherard Pikè shumë shpejt do të bëhet pronar i një klubi. qendërsulmuesi i barcelonës, nëpërmjet kompanisë së tij Kosmos, është drejt mbylljes së tratativave për blerjen e klubit të principatës së Andorrës, FC Andorra, lajm  ky që bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Diari d’Andorra’.

FC Andorra, klubi i krijuar në vitin 1942 luan në kompeticionet e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe aktualisht është në divizionin e parë të kampionatit katalanas, por periudhën më të lavdishme e ka jetuar përpara 17 vitesh kur ishte pjesë e Segunda B, ndërsa në sezonet 1988/89 e 1989/90 luajti ndeshje playoffi për t’u ngjitur në Segunda A

Në vitin 1994, FC Andorra fitoi Kupën e Katalunjës pasi eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale, ndërkohë që në finale mundi Espanyolin. Në kupën e Mbretit rezultatin më të mirë kjo skuadër e pati në sezonin 1995/96 kur arriti deri në 1/16 e finaleve.

Në vitin 2008, FC Andorra rrezikoi shkrirjen për shkak të borxheve dhe krizës institucionale. Me ardhjen e Pikè dhe kompanisë së tij Kosmos ky klub mund të rilindë. në muajin nëntor, futbollisti i barcelonës në një intervistë për ‘L’Equipe’ konfirmoi dëshirën e tij për blerjen e një klubi futbolli dhe për të krijuar një kompeticion të ri sportiv.

sfidanti.al