Thashethemet rrethojnë Ivan Rakitic; kroati shkon te Paris Sën Zhermeni?

Ivan Rakitic orët e fundit është vënë në shënjestrën e zërave të merkatos. Sipas ”Catalunya Radio’ mesfushorin jkroat do të largohet nga Barcelona në muajt e verës për të shkuar në drejtim të Paris Sën Zhermen. Por jo vetëm kaq, kjo radio thekson se Rakitic ka nxjerrë në shitje banesën e tij në Kasteldefels, ndërkohë që ka regjistruar edhe vajzën e tij në një shkollë franceze.

‘Catalunya Radio’ shkon edhe më tej kur thotë se Ivan Rakitic ka bërë një pakt me klubn katalanas për t’u larguar te klubi parizien për një shifër që është më e ulës se ajo e klauzolës së kontratës së tij me Barcelonën prej 125 milionë Euro dhe zërat flasin se ky transferim mund të bëhet për 90 milionë.

Ndërkaq, një tjetër media katalanase, ‘El Mundo Deportivo’ ka bërë të ditur se Barcelona dhe vetë Rakitic e kanë përgënjeshtuar lajmin për arritjen e një marrëveshje për transferimin e futbollistit te Paris Sën Zhermeni i cili i bëri një ofertë Rakitic edhe gjatë muajve të verës, me kroatin që në fund zgjiodhi të qëndrojë te Barcelona, kontrata me të cilën skadon në vitin 2021

sfidanti.al