Wirtz nuk largohet nga Bayer Leverkusen

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar do të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso edhe për sezonin e ardhshëm. Në një situatë të tillë, klubi që ka shfaqur më shumë interes për mesfushorin gjerman, Bayern Munich do të duhet të presë të paktën deri në vitin 2025.

Sfidanti.al