Tuchel do të rikthehet në Premier

I sigurt për t’u larguar nga Bayern Munich në qershor, Thomas Tuchel mund të rikthehet në Premier League. Sipas raportimeve të medieve britanike, emri i trajnerit gjerman është ndër të parët në listën e trajnerëve të përzgjedhur nga Chelsea dhe Manchester United për sezonin e ardhshëm. Me dy propozime të mëdha Tuchel do të duhet të zgjedhë mes rikthimit në Londër te Chelsea apo transferimit në Manchester te United.

Sfidanti.al