U desh të pritej 100 minuta, kaq i gjatë ishte pushimi i detyruar për shkak të reshjeve të dendura. Stadiumin e Austrisë Klagenfurtit u kthye në pishinë. Gjithsesi, vetëm 4 minuta pas rifillimit, Xhakomo Vrioni shënoi një gol prej sulmuesi në favor të Tirolit kundër Austrisë vendase të Klagenfurtit. Vrioni shënoi në 23’, por në fund Austria e Klagenfurtit ia doli ndaj Tirolit me shifrat 2-1. Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga Juventusi, ka 4 gola në 6 ndeshje këtë sezon, nga të cilët 3 gola në 5 ndeshje i ka në Bundesligën austriake. Kjo, pavarësisht Tiroli është në vendet e fundit të renditjes. Vrioni ka qenë vazhdimisht në fushë, duke humbur vetëm 35’ në kampionat e 10 minuta në kupë.
Sfidanti.al