Vidali hedh nokaut me fjalë Ronaldon: Iku se ka frikë nga unë!

Arturo Vidal nuk do të ishte ai që është, nëse nuk do të tërhiqte vëmendjen, kudo që shkon dhe shfaqet. Ç’është e vërteta, çfarëdo që të thonë, ai është një futbollist i mirë dhe këtë e tregoi edhe fakti i transferimit të tij te Barcelona, ku, sapo mbërriti, filloi me “numrat” e tij.
“Unë do të kisha një dëshirë të madhe që të përplasesha ne Ronaldon, por, për fat të keq, ai iku në Itali, kur e mori vesh se unë po vija këtu”, vuri në dukje, duke qeshur Vidali.
Sigurisht që ky është një provokacion i vogël i Vidalit, sepse për transferimin e këtij futbollisti kilian nuk dihej asgjë deri javën e kaluar, kurse Ronaldo u transferua te Juventusi menjëherë mbas kampionatit botëror të Rusisë.
Sfidanti.al