“Lluç Energija” i Vladivostokut, një klub i skajit më ekstrem të Lindjes së Largme të shtetit me territorin më të madh në botë, Rusisë, ndeshjen e radhës të kampionatit të ligës së 2-të e luajti në fushën e vet me ekipin “Balltika”. Kjo ndeshje përfundoi në barazim pa gola, por, sidoqoftë, ajo do të mbahet mend, sepse klubit balltikas iu desh që të bënte udhëtimin më të gjatë në historinë botërore të kampionateve kombëtare, prej mëse 10 000 km, që të mbërrinte në Vladivostok që të zhvillonte ndeshjen në fjalë. “Balltika” është një klub i Kaliningradit, një enklavë ruse në Balltik, ngjitur me kufirin polak.
Ekspertët përkatës thonë se udhëtim më të gjatë në kuadrin e një kampionati kombëtar, të çdo lloj kategorie qoftë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë më, kështu që ky rekord botëror nuk do të mund thyhet ndonjëherë.
Sfidanti.al