Marko Verrati nuk është më i pashitshëm për Paris Sën Zhermenit. Sipas asaj që publikohet te L’Equipe’, klubi kampion i Francës po mendon të nxjerrë në merkaton e transferimeve mesfushorin italian që po zhvillon një sezon të mirtë këtë vit. është pikërisht ky aspekt që sipas drejtuesve të Paris Sën Zhermenit ka bërë që të rritet vlera në merkato e futbollistit për të justifikuar shitjen e mundshme të tij në muajt e verës.
Marko Verrati përpara dy vitesh u kërkua me ngulm nga Barcelona, por gjeti refuzimin e drejtuesve të Paris Sën Zhermenit. Por gjerat duket se kanë ndryshuar dhe tani kampionët e Francës po e mendojnë seriozisht mundësinë për të transferuat futbollistin te ndonjë skuadër tjetër. Verrati ka me Paris Sën Zhermenin një kontratë deri në vitin 2021 dhe në këtë situatë krijuar nuk do të mungojnë aspak kandidatët që do të kërkojnë shërbimin e tij.
sfidanti.al