Santiago Bernabeu do të jetë një stadium i flaktë në sfidën e së mërkurës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Interesi për këtë supersfidë është shumë mi madh dhe biletat janë shitur të gjitha edhe pse cmimi më i lirë i tyre ishte 75 Euro.
Biletat e fundit u shitën këtë të hënë ndërkohë që kanë mbetur edhe 48 orë nga zhvillimi i kësaj ndeshjeje që do të përcaktojë skuadrën që do të kalojë në finalen e këtij kompeticioni. Duke u kthyer të cmimi i biletave, nëse cmimi më i lirë ishte 75 Euro, bileta më e shtrenjtë është 265 Euro dhe bëhet fjalë për biletat e tribunave. Ajo e së mërkuyrës është e parë el Clasico e kësaj jave që do të luhet në Santiago Bernabeu, tjetra do të zhvillohet në mbrëmjen e së shtunës.
Ndërkaq në ëebsite StubHub ku bëhet shitja ligjire e biletave funksionon edhe opsioni i rishitjes së tyre dhe cmimi shkon nga 135 Euro në 1695 Euro për biletat në zonën premium.
sfidanti.al