Veroni: Kam luajtur me Maradonën dhe Mesin, ndryshimi është i madh

Huan Sebastian Veroni vuri në dukje ndryshimin mes Diego Armando Maradonës dhe Lionel Mesit, në kushtet, kur përfaqësuesja e Argjentinës ndodhet e përfshirë në probleme të mëdha mbas humbjes poshtëruese 0-3 të saj nga Kroacia.

Ish-pjesëtari i përfaqësueses së Argjentinës dhe të Lacios e të Mançester Junajtidit, duke bërë krahasimin mes Maradonës dhe Mesit, vuri në dukje:

“Unë mund ta them lirisht mendimin tim, pasi kam luajtur me të dy këta futbollistë. Maradona ishte dikush, tek i cili gjithnjë mund të mbështeteshe, kurse Mesi, nga ana tjetër, është disi i tërhequr. Thjesht, sipas mendimit tim, ai nuk është i destinuar që të bëhet lider. Unë nuk po vë në dyshim cilësitë e tij teknike, por cilësitë e karakterit të tij”, vuri në dukje Veroni.
Sfidanti.al