Sauthgejt kondrapedal: Anglia në delir golash, trajneri kritik !

Trajneri i përfaësueses së Anglisë, Garet Sauthgejt, mbas fitores së thellë 6-1 ndaj Panamasë në Botërorin e Rusisë, vuri në dukje se nuk ishte i kënaqur nga ndeshja që zhvilluan të zgjedhurit e tij. Duket disi e habitshme sesi një trajner mund të jetë i pakënaqur, kur ekipi i tij arrin një fitore të thellë 6-1, por, sidoqoftë, Sauthgejti ka arsyet e veta: së pari, mënyrën sesi e pësoi goli Anglia dhe, së dyti, rënien e ritmit të futbollistëvë të tij në fund të pjesës së dytë. Anglia, sikurse dihet, arriti në 5-0 në pjesën e parë, ndërkohë që pati fat që Hari Kejn shënoi golin e tij të tretë në këtë ndeshje.

“Unë nuk jam shumë i kënaqur nga performanca e ekipit tonë. Mua nuk më pëlqeu fillimi dhe fundi ndeshjes. Nuk më pëlqeu mënyra sesi ne e pësuam golin. Në mesfushë, në kësaj here, luajtëm mjaft mirë, por, sidoqoftë, unë kam kritikat e mia. Mbasi rezultati u bë 5-0, u thashë lojtarëve se është e rëndësishme që ne të shënojmë edhe një gol tjetër që të dalim të parët ne grup, kështu që u mërizta shumë, kur ne pësuam gol”, tha Sauthgejti.

Sfidanti.al