Ndeshjet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës kanë plotësuar tablonë e skuadrave sa u përket kompeticioneve përkatëse, por edhe garën sezonale të shteteve për vendet ekstra në Ligën e Kampioneve në vitin e ardhshëm. Dy skuadra sigurojnë një biletë për turneun në kampionatet përkatëse në bazë të renditjes së përgjithshme të shteteve për këtë edicion dhe për momentin, ajo që e ka më të sigurt mundësinë për një skuadër ekstra në Ligën e Kampioneve është si zakonisht Anglia. Anglezët kanë koeficientin e përgjithshëm 13,199 dhe janë të shkëputur nga kampionatet e tjera.
Në vendin e dytë, që siguron gjithashtu një ekip ekstra, për momentin është Gjermania me 11,660 pikë. Por pas saj është afruar Italia falë sukseseve të Fiorentinës, Romës e Bolonjës, që kanë çuar koeficientin në 11,071. Më pas vazhdojnë me radhë Spanja, Portugalia, Polonia e Franca, të cilat duken më të shkëputura dhe duke pasur skuadra në prag eliminimi nga turnetë përkatës, do ta kenë të vështirë që të sigurojnë pikë të mjaftueshme.
sfidanti.al

