Vazhdojnë rekordet e spektatorëve, pas femrave i vendosin edhe të rinjtë!

Plot 67 000 tifozë ishin në “Old Traford” për ndeshjen e moshave mes Mançester Junajtidit dhe Notingem Forestit. Ishte finalja e Kupës së Anglisë për të rinj dhe “djajtë e kuq” i dhanë një kënaqësi tifozëve pas një sezoni të dështuar të ekipit të të rriturve. Ishte fitorja e 11-të e kupës së të rinjve për Junajtidin, ndërsa kënaqësia ishte e madhe në stadiumin gati plot. “Old Trafordi” mban 75 000 spektatorë. Rekordi i mëparshëm i ndeshjeve të të rinjve ishte 38 187 vendosur në 2007, pra u desh të kalonte një kohë e gjatë, veçse pritja ia vlejti sepse rekordi u thye me gati 30 000 spektatorë.

Sfidanti.al