Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur destinacionin e ri të Supërkupës për vitin 2024. Takimi, i cili do të luhet më 14 gusht të 2024-ës mes fitueses të Champions-it dhe Europa League, do të mbahet në Varshavë.
Komiteti gjithashtu vendosi që të spostonte Kongresin e UEFA-s të programuar për tu mbajtur vitin që vjen në Madrid duke e caktuar si destinacion të ri Parisin (8 shkurt).
Në të njëjtën datë dhe në të njëjtin qytet është vendosur që të mbahet edhe shorti për Uefa Nations League 2024/25. Sa i përket mbledhjes të radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s mësohet se do të mbahet më 10 tetor në Nion të Zvicrës dhe aty pritet që të zyrtarizohen vendet organizatore të UEFA EURO 2028 dhe 2032.