Real Madrid dhe Chelsea në gjurmët e Osimhen

Real Madridi dhe klubet nga Arabia Saudite janë të interesuara për të nënshkruar me Victor Osimhen në rast se lojtari largohet nga. Klubi dhe sulmuesi janë momentalisht të përfshirë në një polemikë pasi Napoli postoi një video në TikTok aty ku shfaqet Osimhen teksa humbet penalltinë ndaj Bologna-s dhe në prapaskenë një zë i një mashkulli duke folur “Më jep një penallti të lutem”.

Edhe pse klubi menjëherë fshiu videon, agjenti i lojtarit tha se do të ndërmarrin masa ligjore karshi Napolit duke na bërë të kuptojmë se momentalisht marrëdhënia mes dy palëve është e acaruar. Chelsea është gjithashtu njëri ndër klubet e interesuara, por ata do të kenë vështirësi ta përballojnë transferimin e tij për shkak të pagës së lartë të sulmuesit shtatlartë.

sfidanti.al