Vanda e ndau mendjen, paska qenë lojë se Ikardi do të largohej nga Interi

“Neroaxurët” duan që ta rinovojnë kontratën me kapitenin e tyre, Mauro Ikardi, dhe ta fshijnë nga ajo klauzolën e shitjes së tij prej 110 milionë eurosh që nuk është ndonjë shumë e madhe sot në pazarin e transferimeve dhe ka disa klube që janë gati ta aktivizojnë këtë klauzolë.
Bashkëshortja dhe agjentja e Ikardit, Vanda Nara, para 10 ditësh deklaroi se ata janë larg kontratës me Interin, pasi oferta e këtij të fundit nuk ua mbush mendjen atyre (asaj dhe Mauros), ndërsa vuri në dukje se janë katër klube, midis tyre Barcelona dhe Reali i Madridit, që janë interesuar për Ikardin.
Por, tani, Vanda po këndon një “këngë” tjetër, duke theksuar se bashkëshorti i saj do t’i qëndrojë besnik Interit:
“Ne do ta rinovojmë kontratën. Ikardi do ta vendosë firmën e tij poshtë saj. Nuk ka asnjë problem, sigurisht që Interi do ta mbajë Mauron”.
Sfidanti.al