Ishte lojtari më i kritikuar i sezonit deri pak javë më parë. Usman Dembele ka bërë një kthesë 180-gradëshe në karrierën e tij në “Kamp Nou”, duke u kthyer nga një problem, në një zgjidhje. Sulmuesi 21-vjeçar francez shënoi golin e parë ndaj Leganjesit, duke arritur në 13 rrjeta këtë edicion, por shqetësoi shumë kur u dëmtua.
U prit me ankth vizita mjekësore, dhe për fat diagnoza tregoi se Dembele do të mungojë pak, vetëm 2 javë. Kjo do të thotë se ai nuk do të humbasë pjesë të rëndësishme të vitit sportiv, sidomos ndeshjet e turit të dytë të Championsit.
Mediat bëjnë shaka me zakonin e keq të mëparshëm të sulmuesit, që flinte gjumë deri vonë, duke munguar hera-herës edhe në seancat stërvitore. Siç duket, atij i ka bërë mirë “terapia” e trajnerit Valverde, dhe e shokëve më të rritur si Mesi, Pike apo Suarez, dhe gazetat shkruajnë se “gjumashi Dembele tashmë është zgjuar nga gjumi për të ndihmuar Barcelonën”.
Sfidanti.al