Veton Berisha ia ka dhuruar fitoren Greuther Fuerth ndaj VfB Stuttgart, pasi u bë protagonist.
Veton Berisha, vëllai i mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Valon Berishës, ka shënuar një gol të bukur gjatë ditës së sotme në Bundesliga 2, shkruan Gazeta Express.
Vetoni realizoi një gol të bukur dhe të vetmin për Greuther Fuerth në fitoren 1:0 ndaj VfB Stuttgart, skuadër e cila është liderë në Bundesliga 2.
Ai realizoi këtë gol të bukur që mund të shini më poshtë në minutën e nëntë të ndeshjes. Kujtojmë se Vetoni luan për Norvegjinë.