United urdhër trajnerit: Pajtohu me Sanchon

Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të vijojnë me Erik ten Hag në pankinë, madje holandezi pritet të zgjasë bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq” deri në 2027. Por më disa kushte që duhen plotësuar. 54-vjeçari do ketë më pak fuqi dhe vendimmarrje në merkaton e klubit dhe përforcimet e skuadrës, por jo vetëm. Ten Hag ka si mision të “ringjallë” disa elementë si sulmuesi Rashford. Por edhe gjithë lojtarët e tjerë që nuk kanë shkëlqyer duhet të rritin rendimentin e tyre. Më pas çështja Jadon Sancho, me të cilin trajneri ka prishur çdo raport. Drejtuesit e United do e rikthejnë pas huazimit te Dortmundi, pasi e cilësojnë një futbollist me potencial të madh. Dhe Ten Hag e ka detyrim përmirësimin e raportit me sulmuesin anësor, të cilit duhet t’i marrë maksimumin në aventurën e dytë në “Old Trafford”.

sfidanti.al