Van Dijk mund të bëhet më i paguari në botë

Al-Nassr kërkon të rrëzojë Al-Hilal nga froni dhe po tenton të përforcohet me emra të rëndësishëm. Polaku Szczesny është i përzgjedhuri për portën, ndërkohë që ëndërrohet Virgil Van Dijk për prapavijën. Drejtuesit të Al-Nassr janë takuar me agjentin e holandezit të Liverpoolit, të cilit i ka ofruar një kontratë faraonike. E nëse pranon transferimin në Arabinë Saudite, 32-vjeçari do të kthehej në futbollistin më të paguar në planet. Van Dijk do të formonte një dyshe të fortë në qendër të mbrojtës me spanjollin Laporte, teksa pjesë e Al-Nassr janë edhe emra si Cristiano Ronaldo, Brozovic, Mane apo Telles. Van Dijk, i cili mban shiritin e kapitenit te Liverpooli dhe kombëtarja holandeze, ka kontratë me The Reds deri në verën e vitit të ardhshëm.

sfidanti.al