Unë luaj futboll, për mua s’ka rëndësi se çfarë ka thënë trajneri

Mauricio Sari, para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës Carabao (Kupa e Ligës) që Çelsi e fitoi me penallti 4-2, pasi rezultati i të dy ndeshjeve u bë 2-2, bëri një deklaratë të habitshme, duke theksuar se ai nuk e konsideronte Eden Hazar si lider të ekipit, megjithëse ai zotëron kualitete të jashtëzakonshme. Këtë deklaratë, në fakt, trajneri italian e bëri mbas humbjes (2-0) që Çelsi pësoi nga Arsenali në “Emirate”, duke i kritikuar të gjithë lojtarët e tij, përfshi edhe Azarin, se tek ata po zë vend mentaliteti i humbësit.
Por, në ndeshjen me Totenhemit, “blutë” e Londrës i dhanë një përgjigje të mirë Sari, duke luajtur shumë më mirë se kundërshtari, duke fituar me penallti dhe duke u kualifikuar për në finale të kupës, ku do të luajnë më Mançester Sitin më 24 shkurt.
I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e sipërpërmendur të Sarit, futbollisti belg, Eden Hazar, tha: “Që të jemi i sinqertë, nuk i kam kushtuar vëmendje asaj deklarate. Unë luaj futboll dhe për mua s’ka rëndësi se çfarë ka thënë trajneri. Unë përqëndrohem tek ekipi dhe përpiqem të japë më të mirën nga vetja”, vuri në dukje Hazari mbas ndeshjes me Totenhemin.
Sfidanti.al